E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane 2 te arrestuar per shitje narkotikesh


Shiste lende narkotike kapet ne flagrance. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 15.30 ne rrugen Mahmut Fortuzi ku specialistet e Seksionit kunder Narkotikeve ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.3 bene arrestimin ne flagrance te shtetasit Sokal Ahmet Haxhija vjec 25 banues ne Tirane teksa i shiste lende narkotike te dyshuar si kanabis sativa shtetasit Sation Dika.

Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua sasia e 5.7 grameve bime e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa me gjithe ambalazh 3 telefona celular shuma prej 1400 eurosh dhe 7800 leke si dhe nje motor tip Honda.

Ndersa per shtetasin Sation Shaban Dika vjec 27 banues ne Tirane i denuar me pare per prodhim e shitje te narkotikeve u procedua ne gjendje te lire. Materialet i kaluan Prokurorise per hetime te metejshme.

Gjithashtu po nga specialistet e ketij seksioni u arrestua ne flagrance shtetasi Afrim Mexhit Maksuti vjec 24 banues ne Tirane. Arrestimi i tij u be sepse gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij iu gjet dhe iu bllokua ne cilesine e proves materiale 579.2 grame bime e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Per veprime te metejshme te parashikuara nga Neni 283 i K.P materialet i kaluan Prokurorise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›