Zbogar Zgjidhja e krizes nxitja e dialogut politik e mirekuptimit

Gjate nje konference te perbashket shtypi me homologun e tij shqiptar ministri i Jashtem slloven Samuel Zbogar shprehu shqetesimin e Bashkimit Europian per situaten politike te krijuar ne Shqiperi pas ngjarjeve te 21 janarit. Sipas tij zgjidhja e ngercit te krijuar ka te beje me nxitjen e dialogut politik. Mirekuptimi mes paleve dhe nxitja e dialogut politik jane zgjidhja me e mire per situaten e veshtire politike ne te cilen ndodhet sot Shqiperia tha ai pas takimit me Haxhinaston.
Diten e hene Keshilli i Ministrave te Jashtem diskutoi se si mund te perfshihet dhe te ndihmoje Shqiperine per te dale nga kjo situate. Shqiperia eshte ne oborrin e brendshem te BE-se dhe ajo qe ndodh ne Shqiperi ndodh edhe ne BE prandaj erdha ketu per te kuptuar me mire se cilat jane problemet qe diskutohen theksoi Zbogar.
Ministri i Jashetm slloven shtoi se BE po iu kushton vecanerisht vemendje ngjarjeve te fundit ne Shqiperi prandaj edhe une erdha ketu qe te degjoj me mire se cilat jane ceshtjet dhe problemet qe dalin perfundoi ai.