PS: Ftesa për dialog nuk ndryshon qëndrimin e opozitës

Në emër të kryetarit të PS-së, Megi Ajtyreza tha se opozita është e vendosur kundër regjimit të matrapazëve, teksa shtoi se puçi i supozuar shërben si motiv për Berishën për të bërë luftë frontale kundër Presidentit, Prokurores së Përgjithshme, Drejtorit të Shërbimit Informativ, gazetarëve kundërshtarë, etj.
“Dialogu e kompromisi duan dy palë dhe bëhen mes dy palësh. Ne kemi qenë e jemi gati për dialog në të mirë të vendit dhe për kompromis në interes të shqiptarëve. Por sigurisht ne nuk do të presim kthimin e Saliut nga rruga qorre ku ai ikën përditë, në drejtim plotësisht të paditur”, tha ajo.
“Do jemi përballë me regjimin e kusarisë në protesta të vazhdueshme. Të premten 4 shkurt në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Korçë, do të dalim bashkë me popullin për të shprehur kundërshtinë me këtë regjim, për të kërkuar dorëzimin e 6 komandantëve të Gardës në prokurori, për të kërkuar rifutjen në kornizën e ligjit të Policisë së Shtetit, për të kërkuar një drejtësi të drejtë dhe një zgjidhje të re politikë në emër të Shqipërisë Evropiane”, shtoi anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së./S.Ll/Start/
2011-02-01 19:00