E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 32-vjeçari i shpëton atentatit, policia në kërkim të autorit

Gazeta Shqip

Një 32-vjeçar nga Tirana ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm, teksa kthehej për në shtëpi. Policia ka deklaruar se është vënë në kërkim të shtetasit me inicialet L.S, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

Ka qenë ora 04:30 e së dielës, kur Redi Dizdari, është qëlluar me armë zjarri pranë zonës së njohur si 9-katëshet. I riu është plagosur në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ende nuk ka një pistë konkrete të tentativës së vrasjes së ndodhur ndaj 32-vjeçarit, pasi ky i fundit nuk ka pranuar të japë shpjegime për oficerët e policisë. Sakaq nga policia bëhet me dije se targat e makinës nga e cila është qëlluar, i përkasin një automjeti tjetër.

9 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, 32-vjeçari i shpëton atentatit, policia në kërkim të autorit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›