E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 4 persona në pranga për falsifikim dokumentash

Policia e kryeqytetit ka realizuar operacionin e koduar “Patenta II” duke arrestuar 4 persona dhe sekuestruar një sërë dokumentash të fallsifikuara. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest me burg" për shtetasit Mariglen Nikaj, 61 vjeç, Qazim Hysko, 62 vjeç, të dënuar më parë për fallsifikim të dokumentave. Gjithashtu janë ekzekutuar edhe dy urdhëra ndalimi të Prokurosirsë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për shtetasit Lulzim Murthi, 57 vjeç, dhe Behar Mata, 36 vjeç, të dy banues në Tiranë
 

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se katë persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, u siguronin qytetarëve të ndryshëm dokumenta të falllsifikuara si Leje Drejtimi Kombëtare dhe Ndërkombëtare, dokumenta të huaja automjetesh, dokumenta shkollor të ndryshme të fallsifikuara.
 

Hetimi i realizuar për këtë ngjarje ka filluar qysh në muajin nëntor të vitit 2011, ku u bë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të tyre shtetasve në fushën e fallsifikimeve të dokumentave të ndryshëm kryesisht çertikata Leje Drejtimi Kombëtare dhe Ndërkombëtare, dokumenta të huaj mjetesh, dokumenta shkollor te ndryshem te fallsifikuar, dokumenta keto qe i siguronin kundrejt vlerave qe varionin nga 15.000.lekë deri në 50.000 lek të reja.
 

Dyshohet se këto shtetas nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave të aumjeteve të shtetasve të huaja bënin të mundur trafikimin e mjeteve nga shtetet e tjera për në Shqipëri.
 

Aktualisht është bërë e mundur saktësimi dhe goditja e bazës së fallsifikimit e cila ndodhej në rrugën e "Durrësit " pranë bllokut të ambasadave, ku në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kompjutera, printera Epson te cilesise se larte, dokumenta te ndryshem mjetesh te fallsifikuar, pasaporta greke dhe shqipetare vertetim hyrje dalje te doganes se Durresit ne emer te shtetasve te huaj, USB, etj.
 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të Fallsifikimi i dokumentave, "Trafikim mjetesh motorike" dhe "Moskallzimit të krimit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›