E Diel, 1 Nëntor 2026

Beçaj në SHBA: Gjyqësori i konsoliduar, sfidë për Shqipërinë

Sfidat me të cilat përballet sot Shqipëria për të pasur nje sistem gjyqësor funksional e të konsoliduar. Kështu deklaroi kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj në takimin që zhvilloi me homologun e saj amerikan John Glover Roberts gjatë vizitës në Uashington.

“Gjyqësori duhet të jetë një sistem i vetëorganizuar dhe vetëkorrigjues. Ai duhet të gëzojë mbështetjen dhe bashkëpunimin e dy pushteteve të tjera, por pa cënuar pavarësine e tij dhe, në të njëjtën kohë të tregojë pavarësi të brendshme” theksoi Beçaj.

Reforma në sistemin e drejtësisë theksoi Beçaj nuk duhet të përmbushet formalisht apo thjesht për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, por duhen të konsiderohen si burim i një drejtësie funksionale, efektive dhe të barabartë për të gjithë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Glover Roberts, Jr. i garantoi homologes së tij shqiptare mbështetje të plotë drejt konsolidimit të shtetin ligjor dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj zhvilloi nga datat 22- 25 prill ka zhvilluar një vizitë zyrtare në SHBA. Me ftesë të Shoqatës Botërore të Juristëve, Beçaj ka marrë pjesë në konferencën “Ligji dhe Teknologjia: inovacioni në erën dixhitale”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›