E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbim zjarri në kufirin shqiptaro–grek

Shkëmbim zjarri në kufirin shqiptaro–grek. Një makinë që vinte nga kufiri shqiptaro-grek mes Gjirokastrës dhe Janinës, ka hapur zjarr ndaj një patrulle policie greke.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Hani i Delvinaqit", në aksin Kakavijë-Janinë. Policia greke kishte ngritur një postbllok dhe sapo është afruar makina e dyshuar, i ka bërë thirrje asaj për të ndaluar.

Pasagjeri i mjetit ka nxjerrë një armë zjarri, tip "Kallashnikov" dhe ka goditur disa herë në drejtim të policëve grekë. Plumbat mësohet se kanë kapur vetëm makinën e policisë, por pa shkaktuar të lënduar. Forca të shumta janë vënë në ndjekje të makinës, që dyshohet se transportonte drogë nga Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›