E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 5 të arrestuar për vjedhje me dhunë

Të arrestuarit janë Saimir Thaci, 29 vjeç, Jetnor Gaxha, 26 vjeç, M. M, 17 vjec, Liridon Mena, 19 vjeç,O. S, 16 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 6 arme zjarri automatike; 7 kërhëra metalike armësh zjarri të ndryshme; 670 cope fisheke pistolete model-54; 65 fishekë, automatiku model 56; 4 motora të markave të ndryshmë, të cilat janë të vjedhura në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë dhe Durrës; 2 gërshëra prerëse metalike; një kapuç leshi ngjyrë e zezë; 4 palë doreza me ngjyrë gri të errët; një maskë plastike; dy paruke flokesh me ngjyrë të zezë; një thikë me teh metalik; 7 aparate celulare; 30 celsa automjetesh dhe motocikletash; si dhe kacavida, pinca te ndryshme, etj.

Materialet proceduriale ne ngarkim të tyre, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “vjedhjes me dhunë dhe armë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve e municionit luftarake”, të kryer në bashkëpunim. /Start/

                                                                                             2011-02-05 11:47
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›