E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, Berisha ndan ministrat në qarqe Basha në Tiranë

TIRANE- Kryeministri Berisha i caktoi ministrave të kabinetit qeverisës qarqet, për të cilat ata do të jenë përgjegjës dhe do të bashkëpunojnë me qeveritë vendore në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Ndërsa shperndau detyrat për secilin ministër, kreu i qeverisë la të nënkuptohet se do të jetë pikërisht ministri i Brendshëm Lulëzm Basha, kandidati i PD-së për Tiranën në zgjedhjet e 8 Majit. “Ministri Basha do kujdeset për Tiranën” tha Berisha.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, mesditën e sotme, kreu i qeverisë tha se zhvillimi dhe ruajtja e turizmit do të jetë prioritet i qeverisë gjatë zgjedhjeve lokale.
“Për shkak të zgjedhjeve lokale që bien më 8 maj, që janë një përgjigje ndaj pucistëve. Ministrat do të jenë në detyra të caktuara e konkrete. Për cdo rreth dhe qark ata do bashkëpunojnë me qeveritë vendore, të cilat jam i sigurt se në fushatën e tyre elektorale do të kenë si prioritet turizmin.”, theksoi Berisha ndërsa propozoi transmetimin e spoteve publicitare në rrjetet më të fuqishme televizive botërore, për të promovuar turizmin shqiptar.

“Vendi ka nevojë për një make up natyral. Të bëjmë që ai turist që ka ardhur vjet, të thote se gjeta një Shqipëri ndryshe nga ajo vjet. Le ta konsiderojmë këtë si një emergjencë, sepse presim një fluks shumë të madh turistik këtë vit” tha Berisha.

(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Zgjedhjet lokale, Berisha ndan ministrat në qarqe Basha në Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›