E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Ajtyresa: Do vazhdojmë protestat deri në largimin e qeverisë

TIRANË- Partia Socialiste, pas protestave të djeshme në katër qytete të vendit, njoftoi sot vazhdimin e tyre edhe në ditët në vazhdim..

Në një deklaratë për shtyp, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Megi Ajtyresa tha se "demonstratat për largimin e kësaj qeverie do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim ".

Gjithashtu, sot nga selia e PS-së, deputeti socialist, Taulant Balla deklaroi se fushata elektorale, e nisur nga kreu i LSI-së Ilir Meta, nuk mund të fshijë nga memoria e qytetarëve korrupsionin e tij, të denoncuar në videon me ish-ministrin Dritan Prifti.

"Meta është sot shëmbëlltyra e korrupsionit të kësaj qeverie", deklaroi Balla.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›