Skolari: Nejmar nuk është anemik, gënjen Barcelona
Braziliani Nejmar, që në sezonin e ri do të luajë për Barcelonën, kthehet në mollë sherri mes kombëtares braziliane dhe klubit spanjoll. Trajneri i Brazilit, Luis Felipe Skolari, akuzoi hapur katalanasit që gënjejnë, kur thonë se futbollisti vuan nga anemia.
“Nuk e kuptoj që Nejmar të jetë anemik. Ai ishte me Brazilin në Kupën e Konfederatave dhe iu nënshtrua të gjitha testeve mjekësore dhe nuk kishte asnjë lloj problemi fizik. Nuk e kuptoj se ku e panë mjekët e Barcelonës aneminë e futbollistit?! Klubi katalanas kujton se di gjithçka, por të mos harrojë se kombëtarja braziliane ka mjekët më të mirë në botë në futboll. Dhe sa i përket humbjes së peshës, është diçka normale, sepse pak kohë më parë ai iu nënshtrua një operacioni dhe në të tilla raste, një sportist gjithmonë humbet peshë në muajt në vazhdim”.
Në kombëtaren braziliane, Skolari po përpiqet ta mbrojë sa më shumë yllin e tij dhe në fakt dhe para ndeshjes miqësore me Zvicrën nuk e lejoi futbollistin që të dilte në konferencë për shtyp, për të mos rritur presionin mbi të. (E.Ilnica/balkanweb)