Tiranë/ Abuzim se*sual ndaj një të miture, arrestohen dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku tezja dhe kushëriri kanë abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare.
29-vjeçari dhe një grua 32-vjeçare, u arrestuan nga policia pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale me një të mitur, incest dhe pornografi.
E mituar është deturuar që të kryej marrdhënie seksuale me djalin e hallës dhe marrëdhënie me tezen e saj. Bëhet me dije se rasti u zbulua nga autoritetet e shkollës, pasi në telefonin e të miturës u zbuluan video dhe foto intime.
Përmes tyre, u zbulua se e mitura detyrohej të kryente akte të rënda seksuale me kushëririn dhe tezen.
Pas kësaj policia njoftoi prindërit e të miturës dhe një psikologe dhe mori rrëfimin tronditës të së miturës. Policia arrestoi menjëherë 29-vjeçarin, djali i hallës së vajzës dhe tezen e vajzës.
Ata akuzohen për veprat penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.
Aktualisht e mitura është duke u trajtuar me psikolog për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.