Tiranë/ Arrestohet 17-vjeçari, tentoi të vriste

Nën akuzën e "vrasjes së mbetur në tentativë", u arrestua një 17 vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim. Adoleshenti me iniciale A.K, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye të moshës, akuzohet se në 26 Prill të këtij viti, në Lagjen Kombinat në Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.