E Diel, 1 Nëntor 2026

Tokat e myzeqese, 600 ha infektohen nga karkaleci

Drejtoria e Bujqesise ka vene ne dispozicion te fermereve kimikate falas per te luftuar kete lloj infeksioni. Me shume se 60 ha eshte siperfaqja e infektuar nga insekti i karkalecit. 

FIER- Me shume se 60 ha eshte siperfaqja e konfirmuar nga specialiste te bujqesise ne Fier, si e infektuar nga insekti i karkalecit. Perfundimi eshte nxjerre pas ankesave te shumta te fermereve te zones se komunes Topoje,te mbjellat e te cileve jane demtuar nga ky insekt.Insekti ka demtuar kryesisht te mbjellat e stines.

Drejtoria e Bujqesise ka vene ne dispozicion te fermereve kimikate falas per te luftuar kete lloj infeksioni.Drejtori i Bujqesise dhe ushqimit Fatos Troka tha se femeret do ti marrin kimikatet prane komunave te tyre.

Ky eshte viti i trete qe insekti i karkalecit sulmon tokat e myzeqese ne Fier. Demet e shkaktuara prej tij kane qene te medha. ndersa per kete vit, specialistet sigurojne se me sperkatjen e pritshme do te minimizohen keto deme.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›