E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, përplasen 2 mjete, rëndë 2 motra

Një mjet me targa greke ka parakaluar në mënyrë të gabuar një autobus, duke u përplasur me një mjet tjetër me targa italiane. Manovrimi i shpejtë i drejtuesit të autobuzit që ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie 

LIBRAZHD-Një aksident me pasojë plagosjen e dy shtetaseve ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.
Burime të policisë lokale bënë të ditur se “një mjet me targa greke NEM 2769, ka parakaluar në mënyrë të gabuar një autobus të linjës Tiranë- Korçë, me targa TR 1342P, duke u përplasur me një mjet tjetër me targa italiane AD 220 R". Sipas burimeve, ka qenë manovrimi i shpejtë i drejtuesit të autobuzit që ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie në këtë aks rrugor.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me targa greke dhe italiane kanë mbetur të dëmtuara rëndë dy motrat Valmira dhe Valbona Rama, përkatësisht 35 dhe 30 vjeç.
Pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e rrethit të Librazhdit, dy motrat janë dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për një mjekim më të specializuar.
Mendohet që shkak i aksidentit të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit me targa greke.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›