E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton sot ne mbremje ankimimet për Beratin

Në orët e mbrëmjes së sotme KQZ do te marre per shqyrtim kërkesat ankimore të paraqitura nga PR, G 99 dhe PS për kundërshtimin e vendimit të zonës zgjedhore Qarku Berat dhe rivlerësim e rinumërim të votave. 

TIRANË- KQZ-së vendosi pak çaste më parë shtyrjen për në orët e mbrëmjes së sotme të shqyrtimit të kërkesave ankimore të paraqitura nga Partia Republikane, G 99 dhe Partia Socialiste për kundërshtimin e vendimit të zonës zgjedhore Qarku Berat dhe rivlerësim e rinumërim të votave.
Pas rrëzimit sot në mesditë nga KQZ të ankesës së paraqitur nga Partia Konservatore, që kundërshtonte vendimin e zonës zgjedhore të Qarkut Durrës, Komisioni me votë unanime vendosi që të tre ankesat e mësipërme t'i shqyrtojë bashkarisht meqë objekti i tyre është i njëjtë.
Anëtarët e KQZ nuk caktuan një orë fikse për marrjen në shqyrtim të ankimimit, pasi në orën 17:00 është parashikuar shqyrtimi i kërkesës ankimore të PD dhe PS për Qarkun e Fierit, e vendosur një ditë më parë në axhendën e këtij komisioni.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›