E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane Arrestohet hajduti i dyerve

Nje 33-vjecar i dyshuar per vjedhje eshte arrestuar diten e djeshme nga policia e kryeqytetit. Ai akuzohet si autori i disa vjedhjeve te dyerve hyrese te objekteve ne ndertim. 33-vjecari Florjan Pali Balashi banues ne Tirane u arrestua nga efektivet e Komisariatit te Policise nr. 6 Tirane. Policia ben me dije se Balashi u kap ne flagrance rreth ores 0400 te mengjesit ne rrugen Komuna e Parisit ne Tirane ndersa po vidhte deren hyrese ne nje objekt ne ndertim ne pronesi te nje shtetasi. Nga hetimet rezultoi se Florjan Balashi eshte autor i disa vjedhjeve Ai akuzohet se ne daten 3.1.2012 gjate nates ne rrugen Komuna e Parisit ka vjedhur deren hyrese te pallatit Erald. Po ne daten tre gjate nates ne rrugen Komuna e Parisit ka vjedhur deren hyrese te pallatit Aurora 3. Ndersa ne rrugen Komuna e Parisit ka vjedhur deren hyrese te pallatit Alban Tirana. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan disa dyer duralumini te vjedhura nderkohe qe Policia e Tiranes po punon per dokumentimin ligjor te vjedhjeve te tjera te kryera prej tij ne qytetin e Tiranes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›