E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Basha premton 2 mijë kosha të rinj

Lulzim Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha së bashku me nxënës dhe studentë ka çelur nisjen e fushatës sensibilizuese Të mbajmë Tiranën Pastër.Administrata e Bashkisë së Tiranës, së bashku me operatorë të pastrimit kanë ndërhyrë për pastrimin e disa zonave të nxehta, të ndotura më së shumti nga inertet.

Bashkia u ka kërkuar operatorëve të pastrimit, të vendosin mbi 2 mijë kosha për hedhjen e plehrave nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ku dhe lëvizja e qytetarëve është më e madhe. Si dhe është vendosur një numër kontakti ku qytetarët mund të denoncojnë problemet lidhur me mjedisin.

Me të rast, Basha ka nënvizuar edhe rëndësinë e pagesës së taksës së pastrimit, si një kontribut shumë i rëndësishëm i çdo qytetari, për një Tiranë të pastër.

Ne operojmë me kontributin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe në këtë kuadër, duke përgëzuar ata që i janë bashkangjitur aksionit për rritjen e të ardhurave nga tarifa e pastrimit, tu bëjmë thirrje të gjithë atyre që jetojnë në këtë qytet, të marrin barrën që u takon, të paguajnë taksën e pastrimit, në mënyrë që pastrimi të shtrihet anembanë qytetit, me të gjithë cilësinë e nevojshme, u shpreh Basha. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›