Thaçi drejtë shkeljes së marrëveshjes që ka me Pacollin dhe Mustafën

Pacolli, Thaçi dhe Mustafa (foto AFP)
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, po shkon drejtë shkeljes së marrëveshjes së nënshkruar me Isa Mustafën dhe Bexhet Pacollin. Kjo marrëveshje e ndërmjetësuar nga ambasadori i SHBA-së parashikon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vjeshtën e këtij viti ndërsa zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit 2013.
Pavarësisht kësaj, kryeministri Thaçi ka shfaqur ambicien për ta përfunduar mandatin e plotë qeverisës, katërvjeçar. Në Kuvendin e Kosovës, të mërkurën, ai ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vitin 2014. Ballafaqimin me opozitën, Qeveria dhe koalicioni qeverisës do ta ketë në fund të vitit 2014, ka thënë ai.
Shkelja e këtij pakti duket se po mbështet edhe nga faktori ndërkombëtar.
Marrëveshja e Thaçit dhe Pacollin dhe Mustafën u arrit me 6 prill, ku u ra dakord për zgjedhjen e presidentit të ri. /F.S/