Vlorë/ Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shpërndarë kanabis, në pranga 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi theu “masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjes e dozave të lëndës narkotike”.
Në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën doza më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/rtsh.al/