E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Me biçak me vete shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të martë (23 maj) për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia bën me dije se gjatë arrestimit, 31-vjeçarit me iniciale S. S me banim në Durrës iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje si dhe mjet prerës (biçak).

“Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje.

Në momentin e arrestimit shtetasi S. S. mbante edhe një mjet prerës (biçak) që gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›