E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, bien në pus, vdesin 2 vëllezër dhe plagosen 2 të tjerë

Dy vëllezër kanë humbur jetën sot në fshatin Pezë-Helmës të Tiranës, ndërsa ishin duke hapur një pus. Sipas informacioneve të para mësohet se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktimë kanë mbetur dy vëllezërit, Përparim dhe Hajri Pula përkatësisht 37 dhe 34 vjeç dhe janë plagosur dy persona identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur .

Sipas informacioneve mësohet se shkak i ngjarjes është bërë rënia e një masivi dheu në momentin ku 4 personat ishin duke hapur pusin. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton lidhur me ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›