PS: Prifti të sqarojëkreditë që e bënëmiliarder
TIRANE- Partia Socialiste i është rikthyer edhe njëherë akuzave për pasurimin prej 1.8 mln euro në vit të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
Deputetja Mimi Kodheli i kërkoi ministrit Prifti të sqarojë publikisht detajet për kreditë 5 milionë euro të marra nga ai për llogari të firmës “Fortis 2”.
“Së pari Dritan Prifti duhet të tregojë menjëherë mbi historikun e kësaj kredie, kur dhe si u negociuan kushtet për marrjen e kësaj kredie. Si i gjeti Dritan Prifti lidhjet me bankat dhe si ka mundësi që një deputet të ketë akses në këtë lloj financimi. Cfarë është përdorur si kolateral për të marrë 5 milionë euro borxh, kur dukshëm bilancet e kompanisë dhe vetë prona e vënë në dispozicion të saj nuk mund të mjaftojnë për të mbuluar as gjysmën e këtij borxhi. Dritan Prifti duhet të bëjë transparente marrjen e kësaj kredie? Cilat janë kushtet dhe praktikat? Cili është statusi aktual i kredive të marra? A janë shlyer ato? Nëse po, nga kush janë paguar këstet, nga kompania apo nga individë të caktuar? Transparenca mbi kreditë është absolutisht e domosdoshme për të shpjeguar lidhjet e ministrit me bankat për të njohur opinionin publik lidhur me të vërtetat e kësaj historie.” theksoi Kodheli.
Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti prej kohësh akuzohet nga selia rozë për përfshirje në afera koncensionare, konflikt interesi dhe përfitime abuzive.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS, Felaj: Ministrja Bregu gënjeu përballë fakteve