E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pervec Partizanit te medhate nuk zhgenjejne

Dje u percaktuan 16 ekipet qe do te vijojne me tej rrugen ne edicionin e 59-te te Kupes se Shqiperise. Asnje problem per te medhate. Ne turin e trete u perballen mes tyre skuadrat fituese te turit te dyte te cilat iu bashkuan 28 ekipeve te Kategorise se Pare dhe Kategorise Superiore qe jane ndare ne dy grupe me nga 16 skuadra. Skuadrat e Superliges jane kualifikuar te gjitha megjithese dje kane aktivizuar lojtaret e rinj te cilet gjejne pak hapesira ne kampionat. Keshtu ne grupin A Dinamo kaloi pa probleme Luzin 6-2 pas fitores 2-0 ne takimin e pare. Fitore dhe kualifikime te lehta arriten edhe ekipet e tjera te Superliges Tirana Flamurtari Bylis Shkumbini dhe Kastrioti qe mposhten perkatesisht Skraparin Tomorin Vloren Beselidhjen dhe Bilisht Sportin. Takim interesant ishte ai qe u zhvillua ne Fier mes Apolonise vendase dhe Ades ku ne fund pas barazimit 0-0 ka siguruar kualifikimin skuadra nga Velipoja fale fitores 2-1 ne takimin e pare. Nderkohe i ka dhene lamtumiren kupes nje skuader e madhe e futbollit shqiptar Partizani i cili pas humbjes 1-0 ndaj Kamzes ne takimin e pare nuk ka mundur te shkoje me teper se barazimi 0-0. Per sa i perket grupit B nga skuadrat e Superliges u kualifikuan Besa qe mposhti 6-2 Sopotin Laci 3-2 me Memaliajn dhe Elbasani 2-1 me Gramshin. Verdheblute kishte barazuar 0-0 ne takimin e pare. Nje vend mes 16 me te mirave ka siguruar edhe Teuta e cila megjithese barazoi 1-1 me Mamurrasin kaloi ne fazen tjeter fale fitores 3-2 ne takimin e pare. Ndersa Skenderbeu dhe Vllaznia qe paten barazuar ne takimet e para perkatesisht ndaj Burrelit dhe Terbunit u kualifikuan fale fitoreve 2-1 dhe 2-0. Ne ndeshjen mes skuadrave te Kategorise se Pare Lushnja mposhti 4-1 Pogradecin duke u kualifikuar me tej pasi kishte humbur 1-0 ne takimin e pare. Ndersa takimi me interesant ne kete grup ishte ai mes Gramozit dhe Luftetarit ku pas barazimit 0-0 ne takimin e pare kolonjaret u kualifikuan per me tej fale fitores 2-1 ne ndeshjen e djeshme.

Nderkohe qe ne baze te skemes se paracaktuar jane pervijuar automatikisht edhe ciftet e turit te dyte te Kupes se 59-te te Shqiperise ndeshjet e te cilit do te zhvillohen me 24 nentor vajtje dhe 8 dhjetor kthim. Ciftet jane si me poshte te ndara ne dy grupet A dhe B.

Grupi A

Kamza - Dinamo

Ada - Tirana

Bylis - Flamurtari

Kastrioti - Shkumbini

Grupi B

Lushnja - Besa

Gramozi - Laci

Elbasani - Vllaznia

Skenderbeu - Teuta

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›