Tiranë-Elbasan, kriza ul koston e ndërtimit të rrugës
Kriza ekonomike në Ballkan, e në mënyrë të veçantë në Greqi ka dhënë efekte pozitive për uljen e kostos së ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Në këtë mënyrë pas ofertave të shumta është ulur kjo kosto nga 407 milion dollarë në 293 milion dollarë.
Ndërsa opozita ka dhënë votën pro në Komisionin e Ekonomisë për këtë projekt ka kërkuar që me uljen e kostos të mos cënohen standartet e ndërtimit të rrugëve.
Të dhënat e drejtorisë së rrugëve flasin për përshpejtimin e ndërtimit të këtij aksi. Kështu deri në këto momente është përfunduar hapja e tunelit në masën 41 përqind të tij, ndërsa në muajin qershor pritet të fillojë betonimi i tij.