Tiranë-Elbasan, qeveria miraton huanë 50 milionë dollarëshe
Tiranë- Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e huasë për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan, nëmbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012.
Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të rrugës Tiranë Elbasan është edhe marrëveshja e cila është cilësuar ndër objektivat kryesore të qeverisë Berisha.
Fondi i Abu Dhabi-t është një nga financuesit kryesorë të kësaj rruge, të cilët kanë dhënë hua një shumë prej 50 milionë dollarësh.
Ky segmetn konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi do lehtësojë qarkullimin dhe komunikimin e zonës qendrore me atë jugore të vendit.
Shkrime të tjera me interes:
- Tiranë-Elbasan, nënshkruhet kredia 50 milionë dollarëshe Tiranë- Ministria e Financave ka nënshkruar marrëveshjen me Emiratet e...
- Rrëshqet dheu, bllokohet njëra korsi e aksit Tiranë-Elbasan Elbasan- Rreshjet e ditëve të fundit kanë shkatuar edhe rrëshqitjen...
- Elbasan- Bllokimi i rrugës, nxënësit braktisin mësimin Elbasan- Rreth 30 nxënës të klasave të ndryshme prej një...