E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda botës së Ndrangheta-s

Ndrangheta, e mirënjohura mafia kalabreze por jo mirë e shquar, është kthyer në organizatën kriminale më të fuqishme në botën perëndimore duke dominuar tregtinë e kokainës.

Një nga bosët e saj ka folur për herë të parë për revistën gjermane Der Spiegel, ku ka treguar modelin e biznesit të tyre. Karlo, shkruan “Der Spiegel”, është një i shkolluar ndryshe ngase mund të perceptohet. Ashtu siç edhe vetë bosi i mafies e shpjegon; dallimin në rrethin e mafies e bën zgjuarsia dhe përulja.

Ai është i ngarkuari për tregtinë e kokainës në Gjermani. Në verë dhe ditët e festave të fundvitit, kërkesa është e madhe dhe ne sjellim tonelata me kokainë në pak ditë, thotë ai.

Ndrangheta është përgjegjëse për thuajse të gjitha krimet mafioze që kanë ndodhur në Gjermani këto vitet e fundit. Gioergio Basile, i cili është rritur në pjesën perëndimore të Gjermanisë u përfshi në 30 vrasje deri sa u arrestua në vitin 1998.

Sipas një raporti të fshehtë të policisë gjermane, Gjermania është qendra kyçe e tregtisë së kokainës.

Në fillim organizata ishte e vogël dhe më vonë ajo u rrit me anë të kontrollit të zonave rurale, kontrollin e parasë dhe fitimin e tenderave publike. Ndërsa tashmë Ndrangheta po investon në prona të patundshme dhe imobilare.

Mafia famëkeqe i ka hedhur themelet e saj jashtë Italisë në vitet 1970. Aktiviteti fillestar ishte rrëmbimi i njerëzve të pasur dhe anëtarët e familjeve të tyre në San Luka në malet Aspromonte.

Edhe pse ajo operon në të gjithë botë, vendimet më të rëndësishme janë marrë në Kalabri. Një kabllogram i SHBA-së, i dërguar në Ushington në vitin 2008, thotë se askush nuk e beson se qeveria ka më shumë kontroll se ajo në Kalabri. Nëse Kalabria nuk do të ishte pjesë e Italisë, shteti do të konsiderohej i dështuar.

Nicola Gratteri, prokuror i anti-mafies në Regjio Kalbria i ka thënë një konsulli amerikan në Napoli se: “Sa kohë do njerëzimi do të ekzistojë, gjithashtu edhe Ndrangheta do të jetë prezent”.

Marrë me shkurtime nga “Der Spiegel”

http://www.spiegel.de/international/germany/0,1518,806233,00.html

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›