E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Referendumi, jo në interes të Serbisë

Referendumi në veri të Kosovës nuk është në interesin shtetëror të Serbisë, ndërsa njëherësh mund ta komplikojë edhe më tej situatën. Ky ka qënë vlerësimi i dhënë nga Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.

Sipas tij, me një fakt të tillë, qytetarët e veriut të Kosovës i çon në përleshje me shtetin e tyre.

Qëndrimi ynë është i qartë. Ne do të përpiqemi që përmes dialogut të luftojmë për interesat tona në Kosovë. Me dialog të zgjidhim të gjitha çështjet…, ka shtuar më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›