E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane-Elbasan shakaja vazhdon

Kur do te shkojme me autostrade nga Tirana ne Elbasan dhe anasjelltas Kur do te lidhet kjo autostrade e pritshme me Durresin dhe me akset e Veriut Kur do te lidhet me korridorin Qendror-Jugor qe shkon drejt Beratit dhe Tepelenes


Kur do te hedhe veshtrimin drejt Vlores Jane disa pyetje per te cilat qeveria duhej te kishte sipas rastit pergjigje te sakta ose te peraferta.


Ne vend te pergjigjeve te ketij lloji per autostraden Tirane-Elbasan nga drejtimi i Krrabes kemi deklarata te herepashershme te zyrtareve te larte te qeverise te cilat rendom pergenjeshtrojne njera-tjetren ne vartesi te iluzioneve dhe deshtimeve per te gjetur financime. Kurse per akset e tjera flitet rralle dhe ne pergjithesi.


Paqartesite e shumta ne kete aspekt lidhen ngushte me kulturen e spontanitetit improvizimit dhe pse jo te klientelizmit qe karakterizon qasjen e qeverise per infrastrukturen. Thene ndryshe paqartesite lidhen me mungesen e nje vizioni teresor per aksin Tirane-Elbasan si rrethrrotullimi me i madh natyror i infrastruktures rrugore kombetare.


Kur ska qartesi per te teren nuk mund te kete per te pjesshmen. E tera eshte lidhja e ketij aksi apo rrethrrotullimi te madh me boshtin e jugut dhe te jugperendimit duke u nisur nga Elbasani dhe me boshtin e Perendimit veriperendimit dhe verilindjes duke u nisur nga Tirana.


Kuptohet se ne gjithe kete rrjet te se ardhmes qe i ngjan nje cope dielli Tirane- Elbasan eshte vetem berthama. Veshtira se ka nje institucion apo nje njeri qe do te mund te deklaronte me pergjegjesi afatin e perfundimit te kesaj autostrade te shumeperfolur.


Flas per pergjegjesi te mbeshtetur ne te dhena transparente per projektin e zbatimit dhe burimet e financimit. Sa per afatet politike-propagandistike ato nuk i beson njeri. Ne harkun e nje viti zyrtaret e qeverise Berisha dy e kane ndryshuar tre here lajmin per burimin e financimit te kesaj rruge.


Njehere folen dhe bene demarshe per te siguruar mbeshtetje financiare nga nje vend arab. Gjate festes se Pashkeve te ketij viti kryeministri Berisha ministri i Financave Bode dhe ministri i Transporteve Olldashi zhvilluan nje vizite ne Kuvajt per kete qellim. Pas kthimit te tyre nga Kuvajti papritur u venit version i financimit nga vendi arab dhe fitoi terren version i financimit nga Bashkimi Evropian.


Por edhe ky version duket se ka pasur fatin e te parit. Kohet e fundit eshte folur e po flitet per nje financim teresisht nga buxheti i shtetit cfare i ve kapak anabasit te pasuksesshem qeveritar ne kerkim te financimeve te huaja dhe na kthen pak a shume ne skenarin e ndertimit me forcat tona te autostrades Rreshen-Kalimash.


Ndertimi i kesaj te fundit qe u ndermor ne rrethana dhe kushte te paperseritshme gjeopolitike dhe financiare ka perfunduar por buxheti i shtetit nuk eshte cliruar ende prej saj jane per tu shlyer principali dhe interesat e larta te kredise qe mori qeveria nga bankat private per te realizuar prerjen e shiritit te vepres dy-tre dite para zgjedhjeve te vitit 2009. Jane per tu shlyer gjithashtu disa operatore vendas qe kane kryer punime por nuk jane paguar ende.


A do te jete ne gjendje buxheti i ligeshtuar i shtetit shqiptar te rifilloje nje aventure te re pa mbaruar te paren Megjithese nuk ka lajme se eshte pergatitur e miratuar nje projekt teresor zbatimi zyrtaret e qeverise kane folur e flasin per nje kosto te perafert qe shkon nga 270 deri ne 300 milione euro. Por kostoja mund te levize domethene te bymehet.


Si ne rastin e Rreshen-Kalimash projekti teresor mund te jete nje shumare e projekteve te pjesshme qe marrin jete gjate zbatimit ne terren. Pikepyetjeve per financimin u shtohen pikepyetjet e tjera per projektin. Ku fillon


Ku mbaron fare vlere ka te vije nje rruge e re nga Elbasani deri ne Sauk nese nuk lidhet me Durresin dhe me Shqiperine veriore A eshte planifikuar ndertimi i unazes se jashtme te Tiranes qe do te realizoje kete lidhje


Sa e gjate do te jete kjo unaze Sa eshte gjatesia reale e autostrades duke llogaritur edhe gjatesine e unazave qe e bejne funksionale dhe jo nje zorre qorre ate Sa e rrisin koston keto unaza ne Tirane dhe ne Elbasan


Nuk ka dyshim se gjatesia dhe kostot e njoftuara deri me sot jane prere si ne shtratin e Prokustit por ky mit i vjeter nuk ka vlere kur flitet per ndertimin e rrugeve. Gjatesite dhe kostot e rrugeve jane ato qe jane nuk mund te jene fiktive sepse ashtu e do puna


E kapur ne kunderkohe ne ndertimin me leket e buxhetit te autostrades nga drejtimi i qafes se Krrabes pasi ka bllokuar pa asnje arsye ndertimin me koncesion domethene me leket e privateve te autostrades fushore Tirane-Paper qeveria ka vendosur ta filloje me dy kilometrat e para


Nuk ka ndodhur deri me sot qe nje veper kaq e rendesishme e shpallur disa here me buje te startoje me nje copez kaq te vogel. Ky fakt u njoftua keto dite nga disa media.


Qeveria ka caktuar nje fond prej 12 milion eurosh per te bere sefte. Parashikohet qe punimet te nisin nga fundi i ketij viti ose fillimi i vitit te ardhshem. Me shume se sa nje fillim solemn dhe i sigurt i vepres kjo duket si nje ngulje gozhde sa per te thene filluam.


Duket se edhe kjo rruge po nis pa nje projekt teresor zbatimi per rrjedhim pa nje kosto te sakte. Kjo do te thote te perseriten shkeljet e ligjit qe u konstatuan ne ndertimin e autostrades Rreshen-Kalimash. Por nese procedurat e ektraligjore qe u zbatuan ne rrugen e Kombit u justifikuan me retoriken e patriotizmit cnevoje ka qe kjo pervoje unikale te perseritet ne segmentin Tirane-Elbasan


Per vitin e ardhshem per te njejten rruge parashikohet te planifikohen ne buxhet 70 milione euro. Duhet te presim e te shohim a do te kete kapacitet buxheti i shtetit te destinoje kete shume.


Por edhe po tia dale me keto ritme financimi rruga mund te perfundoje pas tre- kater vjetesh. Sic e thame rruga pa unazen e madhe e ka shume te kufizuar impaktin ne transportin e mallrave.


Qe do te thote se afati i perfundimit dhe shfrytezimit efektiv te saj do te shtyhet edhe disa vite te tjera. Gjithe ky stermundim i qeverise dhe akrobacite e shumta te saj per te mbajtur fjalen e dhene popullit te Elbasanit jane vertete per asgje po te mbajme parasysh faktin e njohur boterisht se qeveria kishte ne tryeze nje projekt te plote zbatimi per te lidhur Tiranen me Elbasanin ne rruge fushore.


Kjo ishte gjurma e zbuluar dhe e projektuar nga inxhinier Xhevahir Ngjeqari ne bashkepunim me inxhinieret e shoqerise se famshme italiane Serenisima.


Per kete projekt te kompletuar ne gjithe elementet e vet dhe te vleresuar lart nga grupi i eksperteve prane Ministrise se Transporteve u sigurua edhe financimi nga shoqeria Serenisima. Ky do te ishte koncesioni i pare shqiptar ne ndertimin e nje autostrade.


shte jashte arsyes se si kryeministri dhe ministri i tij i Financave bllokojne nje projekt qe do te ndertohej me parate e investitoreve private dhe nga ana tjeter vihen te shtrydhin buxhetin e varferuar per te ndertuar nga Krraba me parate e qytetareve.


shte skandaloze qe qeverite shqiptare kane dhene tre-kater here nje koncesion qe nuk filloi kurre sic eshte ai Thumane-Rrogozhine ndersa nga ana tjeter qeveria Berisha bllokoi te vetmin koncesion qe u ofrua me projekt zbatimi dhe me financim te garantuar.


Ne mos tradhti ketu ka injorance dhe xhelozi te skajshme. Po te ishte dhene autorizimi per fillimin e rruges me koncesion sot ajo rruge do te ishte drejt perfundimit. Kamionistet dhe drejtuesit e automjeteve do te ishin te lire te zgjidhnin rrugen me te pershtatshme e me te leverdishme.


Kjo eshte e verteta. Mire Le te ndertoje qeveria me parate e qytetareve. shte nje diskutim me vete se me cfare parash parapelqen dhe arrin ti ndertoje nje qeveri veprat e medha.


Duke preferuar nje diversifikim te formave dhe burimeve te financimit une zgjedh me perparesi formen koncesionare te investimeve private. Kam bindjen se vetem koncesionet do te mund te vene ne levizje ekonomine shqiptare pa bosht dhe fizionomi. E ndaj me shume eksperte intelektuale dhe politikane kete bindje.


Por ky eshte nje diskutim tjeter. Per tu kthyer te tema e shkrimit tone sot mund te themi se kur duhet te kishte mbaruar rruga fushore me koncesion qe u bllokua nga qeveria por nuk mund te themi kur mbaron rruga qe ka ndermend te nise qeveria me parate e qytetareve. Dhe kjo eshte shakaja e Tirane-Elbasanit por nje shaka qe nuk te ben te qeshesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›