E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS shpall 33 kandidaturat për Avokatin e Popullit

Tiranë- Kandidaturat për postin e Avokatit të Popullit janë bërë sot publike nga Partia Socialiste e Shqipërisë, përmes një deklarate për shtyp. Mesohet se janë 33 kandidatura, nga 31 që u raportuan pasditën e djeshme. Pasi brenda afatit kanë mbërritur gjatë mbrëmjes se djeshme edhe dy të tjera, duke e çuar numrin e tyre nga 31 në 33.

Komisioni përzgjedhës duke i garantuar çdo kandidati një proces transparent dhe rigoroz bën me dije se përzgjedhja do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë që pritet të mbyllet me datë 8.12.2011, do të shqyrtohen dosjet e secilit aplikant. Nga ky shqyrtim do të përzgjidhen një numër më i vogël aplikantësh të cilët më pas do të ftohen me datën 12.12.2011 në një dëgjesë publike.

Mesohet se çdo kandidat do të degjohet për 15 min dhe ai do të paraqesë vizionin e tij për Avokatin e Popullit. Duke lajmeruar kandidatët fitues të fazës së parë do të bëhen publik në faqen zyrtare të komisionit. Bëhet me dije se renditja e kandidaturave për dëgjesën publike do të bëhet me short. I cili do të hidhet në prani të të gjithë të përzgjedhurve të hënën e ardhshme në ora 9.30, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Tiranës. Ambjent ku edhe do të zhvillohet dëgjesa publike duke nisur nga ora 10.00. Mediat do të jenë të pranishme, dhe kjo degjesë publike do të transmetohet live.

Sipas Partisë Socialiste kjo është hera e parë që një parti politike zhvillon një proces të tillë përzgjedhjeje, duke e konsideruar si një qasje të re të politikës ndaj institucionëve të shtetit.

Me vlerësimin dhe kujdesin më të madh për garantimin e këtij procesi që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë nga një parti politike, si edhe me bindjen se suksesi i tij do të përbëjë një gur të rëndësishëm themeli në rrugën e ndërtimit të një modeli të ri qasjeje të politikës ndaj institucioneve të shtetit, ne u urojmë sukses të gjithë të interesuarve dhe e sigurojmë publikun shqiptar në vullnetin tonë për transformimin demokratik të jetës së vendi- thuhet në deklaratën për shtyp të PS-së.

Lista e aplikantëve për pozicionin e Avokatit të Popullit

1.Adrian Kasapi

2.Agron Çaushi

3.Agim Shima

4.Anton Lleshaj

5.Arben Spaho

6.Artur Lazebeu

7.Artur Çobani

8.Besim Ndregjoni

9.Besnik Dervishi

10.Bilal Kola

11.Blerta Kraja

12.Darjel Sina

13.Dëshira Subashi

14.Elidon Habilaj

15.Elisabeta Imeraj

16.Eni Çobani

17.Ermir Dobjani

18.Ermir Hajdini

19.Genci Terpo

20.Gent Ibrahimi

21.Gjet Kola

22. Kastriot Frasheri

23.Ksenofon Krisafi

24.Igli Totozani

25.Irvin Faniko

26.Mikel Gega

27.Nuredin Salati

28.Perparim Kabo

29.Qirjako Qirko

30.Rovena Voda

31.Sokol Hazizaj

32.Sotiraq Nushi

33.Sherif Hoxha

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Avokati i Popullit, Rama: PS gati komisionin Ad Hoc
  2. Berisha shpall mbretërinë: Leka Zogu, Mbret i shqiptarëve
  3. BSH, Komisioni i Ekonomisë miraton kandidaturat e PD-LSI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›