E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane KQZ vazhdon numerimin e votave mes polemikave te paleve politike

Ne Shqiperi ka vijuar edhe sot procesi i rinumerimit te fleteve per kryetarin e Bashkise se Tiranes te hedhura ne kutite e gabuara. Debatet dhe polemikat kane patur te njejtat probleme te shfaqura edhe ne ditet e shkuara.

Gjate procesit te hapjes se kutive mes paleve ka patur perplasje per ceshtje qe lidhen me kodet e sigurise me mosperputhje te tyre ne disa raste apo me mungesen e ketyre kodeve ne raste te tjera. Nje kuti eshte paraqitur me mungesen e njerit prej kodeve dhe ne sallen e Komisionit Qendror perfaqesuesit socialiste te cilet po protestonin provuan se prej saj mund te nxirreshin materialet qe ndodheshin ne brendesi.

Nuk kane munguar edhe deklaratat nga selite e dy partive kryesore mbi procesin ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Sipas socialisteve gjithcka qe po ndodh eshte nje farse e turpshme e nje procesi kriminal per vjedhjen e rezultatit te Tiranes deklaroi deputeti Blendi Klosi.

Nga selia e Partise Demokratike nuk vonoi pergjigja. Per keshilltaren demokrate Jorida Tabaku procesi eshte teresisht ligjor dhe nuk behet fjale per manipulime. Perkundrazi sipas saj eshte kryetari socialist ai qe po perpiqet te manipuloje opinionin.

Nderkohe qe jane verifikuar gati gjysma e kutive ne Tirane diferenca mes dy kandidateve vazhdon te luhatet me nje numer te kufizuar votash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›