Mesila Dode: Burrat shqiptarë s’kanë edukatë debati
TIRANË- Njërëzit e etiketojnë popullorçe si “hazër xhevap” apo thënë ndryshe, si person që përgjigjen e ka në majë të gjuhës, por këto janë vetëm kur ajo është e revoltuar përkundrejt një padrejtësie apo mungesë llogjike. Në jetën e përditshme, është e dashur, shumë e shoqërueshme, madje me një butësi që duket sikur debati politik ia heq pa teklif. Mesila Dode, deputetja simpatike e Partisë Demokratike, rrëfen eksperiencën e saj 20 vjeçare me Enkel Demin, ardhjen në jetë të Hanës, 10 vite pas fëmijës së parë si dhe detajet “e çmendura” të fëmijërisë së saj.
Si ka qenë fëmijëria e Mesilës (detajet)?
Më e vogla e një familje me shumë fëmijë. Kam qenë e përkëdhelura thuajse e të gjithëve përjashto tim vëlla, me të cilin duke qenë më afër në moshë dhe duke qenë dhe djal i vetëm, marrëdhëniet vështirësoheshin hera-herës. Sot kur hedh sytë prapa, mendoj se ka qenë ndoshta nga periudhat më të lumtura të jetës sime. Këtë e ndjej sa herë që kaloj pranë shtëpisë sime të vjetër në lagjen “Ali Demi”, ku më vijnë ndër mend njerëz e kujtime, shoqe shokë e lojërat pa fund të fëmijërisë. Vitet e gjimnazit “Ismail Qemali” kanë qenë ndoshta më të bukurat. Ende ndjehem shume e lidhur me miqtë e vjetër të gjimnazit madje, me shumë prej tyre jemi rigjetur falë facebook-ut dhe rastësive të tjera të jetës. Mendoj se miqësitë e asaj kohe janë të vërteta dhe rezistojnë çuditërisht në kohë. Pjesa tjetër e fëmijërisë dhe adoleshencës është krejt normale. Thuajse e gjithë fëmijëria ime ka qenë e përzier me shkollën. Qysh në moshën tre vjeç e gjysmë kam nisur klasën e parë dhe deri pas të tridhjetave kam vazhduar me shkollimin, fillimisht në fakultetin Ekonomik në Tiranë, më pas studimet dhe specializimi për Filozofi teoretike në Romë...Besoj se ka qenë më tepër një lloj dimensioni që më zbaviste dëshira për të zgjatur periudhën e studimeve e për të pasur gjithmonë një kontakt me këtë botë.
Pse nisët shkollë 3.5 vjeç, kjo duket si e pabesueshme?
Në fakt pak më kanë besuar aq sa nuk e them më. Nisi si një lojë sepse filluan shkollën motra dhe vëllai im më i madh dhe unë doja të shkoja patjetër. Fillova si dëgjuese, pastaj pas një testi të ministrisë së atehershme të arsimit me lejuan të vazhdoja studimet. Kjo ka qene gjithmonë burim shakash për mua sepse ende shokët e gjimnazit më trajtojnë si më të voglën e klasës...kishte dhe një pasojë tjetër...derisa u rrita afërmendsh nuk i kapja dot kurrë normat e fiskultures..ishin tre vjet më të mëdhenj se unë.
Kontakti i parë publik që kemi pasur me ju, ka qenë në grevën e urisë kur ju me shumë studentë të tjerë, sfiduat regjimin në shkurt të vitit 1991, si e morët guximin në atë kohë?
Për të thënë të drejtën nuk ishte thjesht çështje guximi, besoj se në thelb ishte një sens antikonformizmi, mospajtimi me atë realitet të frikshëm që ishte Shqipëria komuniste. Ndjehej se ish preludi i një regjimi që po jepte shpirt, megjithëse tentonte t'i mbante ende shqiptarët të ngërthyer në frikë e në burgun e mendjes e të ideologjisë komuniste. Ne ishim brezi i studentëve 20 vjeçar, të cilët natyralisht janë më rebelët dhe më kritikët ndaj realitetit. E kam përsëritur shpesh dhe e rithem; Ne nuk jemi e as ishim heronj, ishim thjesht me fat që qëlluam student, në atë moshë, në ato vite, në këtë qytet. Janë ngjarje që përsëriten rrallë në historinë e një kombi dhe je me fat edhe nëse qëllon te jesh thjesht dëshmitar, jo më të përfshihesh si aktor qoftë edhe periferik në këto momente. Besoj se të gjithëve ajo periudhë na ka ndryshuar. Na ka mësuar se ka një botë tjetër më të madhe përtej unit tënd të vogël e të shtrenjtë, një botë e cila mund të ndryshojë dhe ndryshon deri në kufijtë e ëndrrës nëse të gjithë besojmë dhe bëhemi pjesë aktive e saj.
Thuajse 20 vjet me Enkel Demin, si ka nisur marrëdhënia mes jush?
Në “politikë”...megjithëse ishin thjesht përqasjet e para rinore te forumeve politike. Unë mbuloja sektorin politik të Federatës së Rinisë, Keli ishte Kryetar i Forumit Rinor Republikan. Në fakt pak e dinë që Keli ka qenë pjesë e botës rinore të politikës dhe besoj se ka qenë ndoshta edhe më i mirë në politikë se unë. Qysh në atë kohë e deri tani, thuajse 20 vjet, kemi parë dhe kaluar momente të bukura e të vështira, por përgjatë kësaj rruge jo të lehtë kemi qenë gjithmonë mbështetja e sigurt e tjetrit.
Sa e vështirë është të jesh politikane me bashkëshortin gazetar?
Në fakt nuk është e vështirë, sepse jemi të dy në dijeni dhe kemi thuajse të njëjtin sensibilitet dhe përqasje ndaj ngjarjeve politike të vendit. Unë dikur kam qenë në media, Keli dikur është marrë me politikë. Kjo bën që bisedat të shumtën e kohës të përqendrohen tek ato që ndodhin, duke pasur parasysh që përball ke jo vetëm njeriun më të afërt të jetës por gjithashtu një person që është profesionalisht pranë. Besoj se politika dhe media janë pak si zgjatime natyrale të njëra-tjetrës, pasi të dyja janë të fokusuara në të njëjtin objektiv, paçka se njëra është aktore dhe tjetra përçuese ose kritike e publikes. Parë në këtë optikë është kënaqësi të dialogosh, debatosh e shkëmbesh informacione. E keqja e kësaj është se duke qenë persona publikë dhe pozicionuar fort në kahje politike, je më shpesh në vorbullën e sulmeve... Ndoshta edhe kjo duhet pranuar si vështirësi e zanatit!
Keni dy fëmijë, Jonin dhe Hanën, me një diferencë relativisht të madhe. Si e ndryshoi marrëdhënien tuaj familjare ardhja e Hannës në jetë?
Ardhja e Hanës ka qenë një gëzim i madh, besoj se ka qenë bekim që Zoti e ka sjellë në familjen tonë. Mbas rreth 10 vitesh nga lindja e Jonit, ardhja e një bebe në shtëpi ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme për të gjithë ne. Tani që Joni është rreth 17 vjeç, Hana është akoma burim ledhesh e na bën të ndjehemi më mirë.
Me kë jetoni aktualisht?
Me Kelin, Jonin, Hanën dhe Mamanë e Kelit.
Thuhet që jeni shumë e lidhur me vjehrrën tuaj?
Në fakt s'duhet ta them shumë se rrezikoj të dukem e stisur, por mamaja e Kelit (ky termi vjehërr seç ka një konotacion negativ) është një person unik. Një ndihmë e jashtëzakonshme për mua, dhe një person tejet i rëndësishëm në jetën e fëmijëve të mi. Nuk lodhet duke na kushtuar dashuri e përkujdesje të gjithëve. Jemi me fat që e kemi!
Deputetët përfliten si më të pasurit mes popullit. Cila është pasuria juaj?
Në fakt qysh kur jam bërë deputete nuk kam shtuar gjë në pasurinë time. Kemi thuajse po aq pasuri, saç kanë gjithë gazetarët e mirë në Shqipëri. Kjo do të thotë rroga shumë të mira, kredi që shlyhen çdo muaj, taksa që paguhen por në fund një jetesë e mirë por jo me teprime dhe luks.
Shpesh në debate politike ju jeni shumë e zjarrtë, pse?
E para është që besoj tek ato që them! Është tejet e vështirë të debatosh dhe të mbrosh çështje të cilat nuk i beson. Nga ana tjetër debati ka një dialektikë të vetën. Ka një përgatitje parapake, ka argumente që duhet të shtjellosh, teza që duhet të mbrosh dhe kundërshtosh, ka mendime që krijohen por dhe përgjigje natyrale që të vijnë aty për aty. Burrat shqiptarë, veçanërisht kur i ke kundërshtarë kanë një problem të madh që lidhet me një sens edukate të ulët. Kur e shohin që nuk ta dalin dot me argumente, ose që nuk të mposhtin dot në logjikë, në debat apo në fakte, mundohen të fyejnë, të kompleksojnë duke të trajtuar si qenie inferiore. Barbarizëm të cilin unë nuk e përtyp dot, ndaj të shumtën e herve i kthej mbrapsht kusurin. Ky soj komunikimi i injorantëve që përpiqen te duken si njerëz civilë nuk më komplekson asfare, thjesht më forcon akoma më shumë bindjen që në këtë botë të politikës duhet te tregosh forcë me burra që sillen si gra llafazane.
Marrëdhënia juaj me fëmijët, sa kohë i kushtoni?
Gjithë kohën e lirë që kam. Problemi është që tani Joni, djali i madh nuk ka më shumë kohë të rrijë më ne...por duke e ditur që këto janë vite që nuk kthehen më mbrapsht mundohem të shpenzoj orë të tëra me to. Më zbavitin pa masë dhe hera-herës më duket sikur kaloj një udhëtim në jetën time kur dëgjoj ngjarjet e përditshme, mendimet e përjetimet e tyre. Besoj se kanë marrë pjesë më të mirë tonën.
Me kë janë më shumë të lidhur fëmijët e tu?
Me të dy ne, me mua me Kelin por dhe me gjyshen. E veçanta është se janë lidhur shume dhe me njeri-tjetrin qysh kur Hana ka filluar shkollën.
Cilat janë shkaqet e zënkave familjarë?
Përgjithësisht për fëmijët. Unë jam më tolerante dhe i llastoj pa teklif, Keli kërkon pak më shumë disiplinë dhe kontroll veçanërisht tek djali. Përgjithësisht Keli është më disiplinuar edhe në gjërat e vogla dhe në rregullin e shtëpisë dhe e bezdis shumë sensi i rrëmujës që unë sajoj shpesh.
Kush lëshon më shumë pe?
Unë, megjithëse nuk dukem....
Keli ju ndihmon në gjërat e përditshme që bëni në familje?
Përgjithësisht kur kemi kohë merremi të dy me gatim, ose vetëm njëri prej nesh dhe tjetri shijon... Gjithsesi gatimi është pika e fortë e të dyve...ndoshta është pasioni për të ndarë ushqim të mirë të gjithë së bashku.
20 vjet bashkë me Kelin, të gjithë kanë ulje e ngritje, ju çfarë ju bën të jeni bashkë dhe mirë me njëri tjetrin?
Fakti që jemi miqtë më të mirë të njëri-tjetrit! Qysh kur jemi njohur jemi shokët më të ngushtë që kemi pasur ndonjëherë.
Cili është gatimi që Keli e qan?
makaronat me panceta dhe roston e derrit.
Çfarë është gjëja më e bukur që ti ke bërë për të, surprizë?
Dy fëmijët besoj, po s'kanë qenë surpriza. Keli i urren surprizat. I kam organizuar vetëm njëherë një festë ditëlindje dhe më dha urdhër të mos e bëj më.
Cilat nga punët e shtëpisë e urreni apo e bëni me përtesë?
të laj enët
Lartësoni shumë rolin e vjehrrës, po a keni pasur debate me të, pasi asgjë nuk shkon vaj?
Sigurisht, si me gjithë njerëzit në familje. Marrëdhënie e vërtetë njerëzore, por janë gjëra që harrohen aty për aty.
Miqtë e tu në politikë dhe jashtë politikës, cilët janë?
Thuhet se politika është një botë peshkaqenësh por unë them se jam me fat pasi aty kam gjetur shumë miq. Shumë prej tyre sot janë miqtë më të shtrenjtë që kam. Për sa i përket miqve jashtë politikës mbetem ende e lidhur me miq dhe mikesha të botës së medias, shokë e shoqe gjimnazi, fakulteti... Në njëfarë mënyre kam konservuar miqësitë e vjetra, por edhe kam njohur njerëz të rinj.
Sa të riskuar e shihni veten nga ata që ju rrethojnë?
Nuk e shoh riskun tek ata që më rrethojnë...asnjëherë! Mendoj që ky qiell është i madh dhe ka vend për të gjithë. Unë do kryej fluturimin tim, të tjerët kanë destinet, mundësitë dhe ëndrrat e tyre. Për sa kohë nuk e shohim praninë e tjetrit si rrezik por si dhurate, i bëjmë një të mirë vetes.
Keni vuajtur më shumë në jetë nga xhelozia femërore apo egoizmi mashkullor?
Nuk kam vuajtur as nga njëra e as nga tjetra...këto janë ndjenja që bëjnë të vuaj subjektin që i posedon jo objektin që i ngacmon.
Momenti më i vështirë që keni kaluar në jetë?
Humbja e nënës sime kur isha thuajse 20 vjeç...
Momenti më i bukur përjashto lindjen e dy fëmijëve?
Dita e rënies së bustit të Enver Hoxhës ka qenë një nga ato momente që të bënin të gëzoheshe deri në kufijtë e të pabesueshmes...
Cili ka qenë gabimi më i madh që keni bërë?
Errare humanum est...Bëj gabime, herë të mëdha e herë të vogla...e rëndësishme është të mësosh prej tyre.
Sa për qind e njerëzve që keni takuar kanë qenë mosmirënjohës?
Pak...shumë pak. Besoj se qenia njerëzore në thelb është e mirë. Çështja është se sa ti pret prej tyre....
Si e sheh veten Mesila pas 30 vjetësh?
Sa larg më çove...30 vjet...Shpresoj të jem e rrethuar me nipër e mbesa, të jemi të gjithë mirë me shëndet dhe të shoh familjen time të rritet cdo ditë. Të shoh pjesëtarët e rinj që do hyjnë e që shpresoj të sjellin gëzim tek ne.
Intervista është botuar në Gazeta Shqiptare me 21 qershor 2011
(e.m/BalkanWeb)