E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria greke perballe votebesimit per planet e shkurtimeve financiare

Qeveria e kryeministri grek Jorgo Papandreu perballet me nje votbesim ne parlament sot ndersa vazhdojne grevat dhe protestat kunder planeve per shkurtimin e shpenzimeve. Zoti Papandreu po i ben thirrje parlamentit te miratoje paketen e tij per te shkurtuar shpenzimet rritur taksat dhe shitjen e aseteve shteterore per te menjanuar falimentimin nga borxhi.

Analistet thone se falimentimi i Greqise mund te nxise nje katastrofe financiare globale. Nderkohe punonjesit e sindikatave protestuan sot perseri kunder planeve te qeverise. Nje grup anetaresh te sindikatave protestuan perpara nderteses se Komisionin Evropian sot ne Athine per te treguar kundershtimin e tyre ndaj masave shtese te shtrengimeve financiare ne Greqi.

E perballur me pakesim te buxhetit qeveria greke duket te beje shkurtime te tjera shpenzimesh dhe te rrise taksat deri ne fund te muajit per te marre nje kest tjeter nga 100 miliarde eurot e ndihmes nderkombetare ne mes te korrikut.

Protestuesit e grumbulluar para nderteses se Komisionit Evropian shprehen shqetesimin e tyre.

BE-ja ka marr qendrim se keto masa qe i kane lene punetoret dhe pensionistet pa te ardhura duhen mbeshtetur thote anetari i sindikates Takis Koukos.

Ashtu si punonjesit e tjere ne Evrope ne kerkojme ndryshime radikale te kesaj politike me nje politike qe eshte me miqesore ndaj punonjesve dhe shoqerise qe do te favorizoje zhvillimin punesimin dhe barazine sociale te qytetareve evropiane.

Nderkohe Greqia u perball me mungese te rrymes ndersa punonjesit e kompanise kryesore te energjise filluan nje greve 48 oreshe per te protestuar privatizimin e kompanise se tyre pjese e planeve te nevojshme per te menjanuar falimentimin nga borxhi kombetar.

Shitja e aseteve shteterore eshte nje hap i rendesishem ne realizimin e synimit per te siguruar 50 miliarde euro nga privatizimet deri ne vitin 2015.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›