E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, PD-AAK, memorandum bashkepunimi

Partia Demokratike dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves kane nenshkruar sot nje memorandum bashkepunimi, duke qene se jane partite kryesore te djathta te Shqiperise dhe Kosoves.

Marreveshja eshte firmosur ne Tirane nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha dhe kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj.

Nder te tjera, gjate takimit te zhvilluar, Haradinaj e ka informuar kryeministrin shqiptar me zhvillimet e fundit ne Kosove, ne vecanti per situaten politike dhe ate ekonomike.

Gjithashtu, kryetari i AAK-se shprehu bindjen se Shqiperia do te vazhdoje rrugen e saj te zhvillimit gjate mandatit te dyte te kryeministrit Berisha.

Ky i fundit, nga ana e tij ka vleresuar me nota pozitive angazhimin dhe kontributin e AAK-se ne politiken kosovare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›