E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton vendnumërimet e votave për çdo ZAZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhes miratoi projekt-vendimin “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013”, për çdo Zonë Zgjedhore”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi 24 Vende të Numërimit të Votave ndërsa 1 VNV u shty për në mbledhjen e ardhshme. Po sot u miratua edhe projekt-vendimi “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 qershor 2013”.

Sipas kodit zgjedhor, ambientet e propozuara nga pushteti lokal për Vende të Numërimit të Votave janë kryesisht salla të përmasave të mëdha ose palestra sportive. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›