Tirane Parlamenti i heq imunitetin deputeteve socialiste

Parlamenti shqiptar miratoi sot heqjen e imunitetit te tre deputeteve socialiste Taulant Balla Tom Doshi dhe Besnik Baraj sipas kerkeses se prokurorise qe po heton veprimtarine e tyre ne ngjarjet e dhunshme te 21 janarit te nje viti me pare. Deputetet e djathte e te majte bashkuan votat per te hequr imunitetin e kolegeve te cilet edhe vete deklaruan se do te votonin pro heqjes se imunitetit per tu hapur rrugen hetimeve.
Deputetet Balla Doshi dhe Baraj shpjeguan angazhimin e tyre per te organizuar demonstraten e 21 janarit dhe rrethanat ku ata u gjenden ne skena te dhunshme duke deklaruar se ishin perpjekur te ndihmonin qytetaret. Ndersa deputetet e Partise Demokratike deklaruan se heqja e ketyre imuniteteve eshte e pamjaftueshme dhe se prokuroria nuk po ndjek hetime gjitheperfshirese por po akuzon vetem zyrtaret e shtetit qe mbrojten institucionet. Ata perseriten premtimet se ngjarjet e 21 janarit nuk do te mbeten pa ndricuar dhe se per to do te kete nje hetim te plote.
Prokuroria mban te arrestuar prej nje viti nje ushtarak te gardes kombetare per vrasjen e nje prej kater protestuesve dhe se fundi akuzoi komandantin e gardes per vrasjen e nje tjetri. Po ashtu shoferi i tij dhe tekniku i kompjuterave akuzohen per fshehje te provave duke ndryshuar armet dhe duke fshire regjistrimet e kamerave te sigurise.