E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Romët rikthejnë çadrat pranë Akuadromit

Një pjesë e familjeve rome, rikthehet me çadra provizore pranë Akuadromit. Të dëbuar nga Policia Bashkiake disa ditë më parë, ata u strehuan në një magazine, që më vonë i doli pronarit dhe i largoi edhe nga ky vend.

6 familje u rivendosën atje ku ishin më parë, edhe pse vendi ruhet me Polici Bashkiake. Adelina Sinani, kryefamiljare tregon se si po e sfidojnë të ftohtin në qiell të hapur.
 

Edhe familjarë të tjerë thonë se janë kthyer në këtë zone, sepse ishte e vetmja mundësi ku mund të jetonin. Me barakat të ndërtuara gjatë natës dhe në kushtet kur temperaturat ulen ndjeshëm, këta familjarë mezi mbyllin ditën.
 

Ata tregojnë se jetojnë vetëm me të ardhura që fitojnë nga shitja e kanaçeve dhe ato pak lekë nuk iu dalin për të jetuar. Disa prej tyre, kryesisht fëmijë, janë sëmurë. Por edhe në këto kushte, kjo çadër e pasigurt vazhdon të strehojë më shumë se 5 persona.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›