Çmimi i biletës së urbanit, Shoqata: Studim ndërkombëtar
Rritja apo jo e çmimit të biletës është kthyer në një çështje në Tiranë. Bashkia thotë se nuk do të ketë rritje spekulative ,ndërsa Shoqata e Transportit Urban thotë se ndodhen në rrezik falimentimi.
Por, Shoqata e Transportit Urban ka nxituar të marrë edhe mbështjetjen e Unionit Ndërkombëtar të Trasnporteve nëpërmjet takimeve, që këta të fundit kanë patur qoftë me Qeverinë qoftë me Bashkinë. Hans Rat, sekretar i Unionit Ndërkombëtar të Transportit Publik thotë se këto institucione kanë parë nevojën e rritjes së çmimit të biletës.
Një javë më parë, Shoqata e Transportit qyetas tha se do t`i dorëzojë Bashkisë një kërkesë për rritje të çmimit të biletës e propozuar me 70 lekë, vendim ky i marrë nga rritja e çmimit të karburantëve, kredia e blerjes së autobuzave të rinj dhe mos subvecioni nga qeveria për ata që udhëtojnë me librezë invaliditeti.
Por nëse do të këtë rritje të çmimit të biletave, qyetetarët do ta mësojnë vetëm kur kjo do të vendoset nga një studim i një institucioni të huaj.