E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, një nga studentët grevistë dërgohet në spital

Njëri nga studentët e drejtësisë, Miltion Çuko, pjesë e grevës së urisë për diplomat është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Një ekip mjekësh vizitoi sërish studentët, dhe detyroi studentin të lërë grevën.
Studentët e degës së drejtësisë së universitetit "Ismail Qemali" kanë hyrë sot në ditën e katërt të grevës së urisë. Gjendja shëndetësore e 12 studentëve sot paraqitet e rënduar.
Studentët i kanë bërë kerkësë KE-së, OSBE—së , kryeministrit Berishës dhe minsitrit të Arsimit Tafaja që të gjejnë nmëj zgjidhje. Ndërkohëq ë gjatë ditës së sotme pritet t'i shtohen grevës edhe 200 studentë të letërsisë, të cilër gjithashtu pretendojnë se i kanë diplomat e pavlefshme për tregun e punës.
Studentët e drejtësisë kanë hyrë në grevë urie pasi sipas tyre diplomat që u janë dhënë nuk përmbajnë titullin "Jurist" dhe nuk janë të vlefshme për tregun e punës.
Deri tani, asnjë nga autoritetet e larta të arsimit nuk ka shkuar të vizitojë grevistës.
Studentët kanë deklaruar se nuk do të dalin nga greva e urisë deri në momentin që Ministria e Arsimit t'u dorëzojë diplomat e reja me titullin "Jurist".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›