E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, aksident fatal te “Misto Mame”, automjeti përplas për vdekje një 55-vjeçare, shoqërohet në polici drejtuesi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e njohur si “Misto Mame”.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30. Shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësoren D. P., rreth 55 vjeçe.

Si pasojë e goditjes së fortë, 55-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të 23-vjeçarit në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale e ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›