E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi i pranishëm në natën finale të Sanremos

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka marrë pjesë në natën finale të festivalit të këngës italiane, Sanremo. Presidenti është përshëndetur nga drejtuesi i festivalit, Paolo Bonolis por me pas edhe nga këngëtari i njohur Albano. 

ITALI- Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili ndodhet në Itali, ka marrë pjesë në festivalin e këngës italiane Sanremo.
Në pallatin Ariston, Presidenti Topi shoqërohej nga familja e tij dhe ambasadori ynë në Itali, Llesh Kola. Presidenti është përshëndetur nga drejtuesi i festivalit, Paolo Bonolis por me pas edhe nga këngëtari i njohur Albano.

Përpara se të fillonte nata finale, Topi është shprehur për mediat italine se festivali i Sanremos ndiqet cdo vit në Shqiperi.
“Këngëtarë si Celentano, Albano, Lucio Dalla apo Katerina Kazelli janë mjaft të njohur në Shqipëri për të cilën dëgjoj që kur isha fëmije”- ka thënë presidenti.
Ai shtoi se festivali i Sanremos nuk është vetëm një ngjarje muzikore e këngës italiane por një institucion që njihet kudo. Presidenti Topi nuk ka harruar të përmendë dhe pjesëmarrjen e një kengetareje shqiptare, vite më parë në Sanremo, sic është Elsa Lila.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›