E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy studente në gjendje të rëndë - Vasili: Sot dërgohen në Austri për mjekim të specializuar

24-05-2012 / Gazeta 55

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili deklaroi dje se dy studentet e aksidentuara rëndë të hënën në tragjedinë e Himarës, do dërgohen sot në Austri për mjekim të specializuar. Eriselda Gubere, 21 vjeç nga Lushnja dhe Florije Peci, 21 vjeç nga Librazhdi, janë dy vajzat të cilat ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore, pavarësisht përkushtimit të stafit mjekësor në Tiranë.
“Preokupacioni ynë më madhor ka qenë dhe mbeten dy vajzat që kanë paraqitur problematikë shëndetësore të komplikuar. Me një komunikim të zgjatur dhe pa orar, duke bashkëpunuar me ambasadorin austriak dhe me përfaqësuesit e Raiffeisen Bank dhe aktorë të tjerë kemi arritur me një zgjidhje të përbashkët pozitive, me arritjen e trajtimit të këtyre vajzave në klinika të specializuara në Austri”, u shpreh ministri Vasili. Ambasadori austriak në Tiranë tha se “jam i lumtur që kemi rritur të sigurojmë transportin e dy vajzave në Austri nesër në mëngjes, nëse vlerësohet statusi mjekësor i dy vajzave”.
Ndërkohë që, studentja Kaltra Pollozhanit, e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pas terapisë intensive në Spitalin Ushtarak, paraqitet më e stabilizuar. Studentja Eriselda Gubere vuan nga një politraumë e mirëfilltë, ka dëmtuar rëndë shpretkën si dhe ka një veshkë unike, ndërsa Florije Peci, krahas politraumës ka edhe një frakturë të shtyllës kurrizore, e cila sipas mjekut i është fiksuar nëpërmjet një operacioni. Dy të lënduara në gjendje të rëndë, pritet të transportohen gjatë ditës së sotme në një klinikë të Austri, për kujdes shëndetësor më të specializuar.
Ndërkaq, drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihaj tha se gjendja e 10 studenteve të tjera qëndrueshme. Ai pohoi se problem mbeten dy vajzat Florije Peci dhe Eriselda Gubere për të cilat ekipi mjekësor ka vendosur për të bërë të mundur transportimi i tyre jashtë vendit për një kurim më të specializuar. “Dy vajzat janë në gjendje kome dhe marrin frymë me aparat. Çdo vendim për transferimin e vajzave do të merret nga ekipi mjekësor i cili do të mblidhet sërish për të marrë një vendim”, shtoi Mihaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›