E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane antidroga dy ne pranga me 20 doza kokaine

Përfundon një tjetër operacion i skuadrës së antidrogës së Tiranës. Dy persona janë arrestuar ndërsa policia sekuestroi 20 doza kokainë, 2 armë automatike si dhe maska që dyshohet se janë përdorur për grabitje.

Operacioni nisi mbrëmjen e të dielës, ndërsa detajet priten të jepen në një deklaratë për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ishin informacionet për shpërndarjen e kokainës në zonën e Tiranës së Re, që çuan inspektorët e antidrogës në gjurmët e dy të arrestuarve. Këta të fundit dyshohet të jenë implikuar edhe në disa grabitje të ndodhura në Tiranë.

Ky është operacioni i dytë antidrogë i Policisë së Tiranës, brenda dy ditësh. Të shtunën policia raportoi sekuestrimin e 30 kilogramë kanabis dhe arrestimin e katër të implikuarve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›