Vasili Ne Shqiperi rreziku zero nga bakteri i perimeve

Ministri Shëndetësisë garantoi se në vendin tonë nuk të infektuar me bakterin e perimeve Esheria Coli, pasi ne nuk importojmë nga vendet e infektuara.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tha sot në një konferencë për mediat se institucionet e shëndetësisë kanë marrë masat për përballimin e rrezikut që mund të vij nga bakteri i quajtur Esheria Coli, e cila gjendet te perimet.
Ministri Vali ka garantuar se deri më tash nuk ka asnjë rast i infektuar me bakterin e perimeve. Ai ju referua rasteve në Gjermani dhe në zona të tjera të BE-së, duke theksuar se “rreziku i Shqipërisë është zero në këto momente, sepse ne nuk kemi importe perimesh nga këto vendet. Por kjo nuk do të na bëjë që të mos marrim asnjë masë”.
Vasili ju referua të dhënave të fundit që flasin për 10 të vdekur nga ky bakter në Gjermani dhe ka theksuar se institucionet e shëndetësisë në vend janë vënë në gatishmëri për të pritur çdo rast, nëse do të ketë.
“Sistemi kombëtar i alarmit është porositur që të operojë në situatën e një gatishmërie maksimale, sepse situata ndryshon orë pas ore. Shqipëria nuk ka asnjë rrezik dhe raste të regjistruara deri më sot. Ftohen të gjithë qytetarët që nëse kanë shenja të prekjes nga sëmundja të bëjnë kontaktet me mjekët. Më të rrezikuar janë ata që udhëtojnë për arsye të ndryshme në vendet e Europës Veriore”, tha ai.