Tiranë, arrestohen 4 aktivistë të kandidatit të PS, Rakip Suli
TIRANË - Në orët e para të ditës së shtunë Komisariati Nr.3 në Tiranë ka ndaluar 4 të rinj, aktivist të kandidatit të Partisë Socialiste, Rakip Suli.
Sipas burimeve nga PS për "News 24", Bujar Vukaj, drejtor i Doganës së Tiranës ka shpërndarë para tek ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë, i shoqëruar edhe nga efektivë të policisë. Të rinjtë tentuan të ndalonin shpërndarjen e parave nga ana e Vukajt, më pas janë arrestuar nga policia.
Burimet nga Partia Socialiste deklarojnë se ndaj Vukajt do të ngrihet një kallëzim penal për shkelje të ligjit.
(a.k/BalkanWeb)