E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen 4 punonjës të OST, akuzohen për vjedhje

TIRANË - Policia e kryqytetit arrestoi mbrëmjen e djeshme 4 punonjës elektriçistë pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes të realizuar në bashkëpunim.

Në një deklarate të zedheneses së Policisë, Alma Katragjini, thuhet se, "Roland Brahja, 39 vjeç, banues në Sauk Tiranë, Gjin Tali, 42 vjeç, banues në Bathore, Lulëzim Dosti, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Azgan Dushaj, 42 vjeç, banues në Babrru, të katër me detyrë elektriçistë në Operatori i Sistemit të Trasmetimit dyshohet se janë autorë të dyshuar për këputjen dhe më pas vjedhjen e një sasie të konsiderueshme teli alumini elektrik 110 kv, vjedhje e ndodhur në Fushë të Zaltës, në Komunën Kashar".

Sipas saj, pas një kallëzimi të depozituar nga punonjës të Operatorit të Sistemit të Trasmetimit, filloi hetimi disa mujor me synim identifikimin e autorëve të këtyre vjedhjeve të përsëritura.

Dyshohet se këto punonjës, pasi kryenin vjedhjen në bashkëpunim përmes tyre, më pas i shisnin ato për skrap. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi teli alumini prej 250 kg dhe një automjet tip minibuz në pronësi të KESH. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vjedhjes në bashkëpunim.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›