E Diel, 1 Nëntor 2026

AKU gjoba furrave të bukës, nuk përdorin ambalazh letër

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në të gjithë vendin për mënyrën se si ambalazhohet buka. Sipas këtij institucioni, ky produkt duhet të shitet me letër organike dhe jo me qese plasmasi.

Nga kontrollet konstatohet se problematika kryesore vazhdon të jetë në rrethin e Tiranës ku edhe përqendrimi i furrave të bukës është më i lartë.

Si rrjedhojë ndaj 10 operatorëve të biznesit, në këtë qark, të cilët nuk kanë zbatuar detyrat e lëna për zbatim janë marrë masa administrative me gjobë si dhe ka pasur raste ku është pezulluar aktiviteti i tyre. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vazhdojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›