E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, policia arreston Fatmir Memën, i kërkuar në Itali

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 49-vjecar në kërkim ndërkombëtar.

Ai është shtetasi shqiptar Fatmir Mema, i cili ishte dënuar nga drejtësia italiane me 20 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe shfrytëzimit në formën e skllavërisë.

Mësohet se Mema është ndaluar në shtëpinë e tij në Xhafzotaj të Durrësit dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›