E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet 46-vjeçari i kërkuar nga autoritetet italiane

TIRANË, 25 shtator/ATSH/- Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Wanted 5”, që çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. 46-vjeçari Gentian Kadillari, i njohur edhe me emrin Endri Zyli Imeraj, u arrestua në Tiranë me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Policia e Tiranës njofton se, Kadillari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, me 5 vjet e 11 muaj burg për disa vepra penale, përfshirë vjedhjen në rrethana rënduese, armëmbajtjen pa leje dhe mbajtjen e dokumenteve të falsifikuara.

Operacioni policor u zhvillua në bazë të informacioneve të marra mbi vendndodhjen e tij, dhe arrestimi u krye në rrugën “Don Bosko” të Tiranës. Autoritetet po vijojnë me procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›