Tiranë, arrestohet ish-drejtori i minierës për korrupsion
Është arrestuar sot ish-drejtori i minierës së Mushqetës në Tiranë, Ylli Shaba. Policia e Tiranës në bashkëpunim me task forcën dhe sektorin e antikrimit ekonomik arrestuan 49-vjecarin, i cili dyshohet se gjatë kohës që ka qenë drejtori i kësaj miniera, ka shpërdoruar detyrën. Ai akuzohet edhe për mashtrim dhe falsifikim dekomentesh. Gjatë periudhës në krye të minierës së Mushqatës, gjatë viteve 2003-2005 Shaba ka lëshuar vërtetime për pensione false.